Reshjet e shiut ja kanë lënë vendin borës në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reshjet e shiut ja kanë lënë vendin borës në Dibër

Që prej mbrëmjes së kaluar zonat mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit janë përfshirë nga reshjet e borës.

 

Në bajpasin e Murrizit u bllokua qarkullimi i automjeteve për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të borës dhe prezencës në rrugë. Qarkullimi i automjeteve u devijua nëpërmjet rrugës Klos – Burrel – Skuraj, dy postoblloqe policie janë vendosur në të dy anët e rrugës njëri pranë Urës së fshatit Fshat në Klos dhe tjetri në anën e Tiranës.

 

Advertisement

Reshjet e borës vijojnë të biejnë ndaj dhe kërkohet që për siguri qarkullimi të vijojë të bëhet nga rruga tjetër që lidh Qarkun Dibër me Tiranën.

 

Reshje bore ka patur edhe në zonat e tjera malore të qarkut Dibër duke paralizuar lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy