Rikonstruktohet gjimnazi “Besnik Sykja”/ Veliaj: Po shfrytëzojmë çdo hapësirë për fëmijët që duan të merren me sport

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikonstruktohet gjimnazi “Besnik Sykja”/ Veliaj: Po shfrytëzojmë çdo hapësirë për fëmijët që duan të merren me sport

Nga gjimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, që po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, duke shtuar në veçanti hapësirat sportive, kryebashkiaku Veliaj kërkon që të gjithë fëmijët të zgjedhin shkollat e reja afër shtëpisë.

 

ERION VELIAJ

 

Advertisement

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

“Është mëkat që e gjithë kjo hapësirë të mos shfrytëzohet maksimalisht. Zgjidhja që i kemi dhënë është ta maksimizojmë, duke shtuar palestrën. Më vjen mirë që, edhe zgjidhja e dhënë, që të ketë edhe një dalje për t’u përdorur nga komuniteti, shoqatat sportive, nxënësit që vijnë pas mësimit dhe të sigurohemi që në një qytet ku prona vlen kaq shumë të mos lihet bosh asnjë centimetër katror, që mund të shfrytëzohet nga fëmijët, qoftë edhe nxënësit, qoftë të shkollës apo të komunitetit.”

 

Advertisement

Ndërkaq, Veliaj bëri me dije se edhe shkolla të tjera do të rikonstruktohen.

 

“Mandatin tjetër do të bëjmë një ndërhyrje masive për “Petro Nini Luarasin” e ri, por sot fokusohemi te “Besnik Sykja”, një shkollë në zemër të Tiranës, në mes të Njësisë 5, një nga zonat ku edhe tregu imobilar, tregu i pronës, është nga më të lartët në Tiranë,” nënvizoi Veliaj. Për këtë arsye, tha kreu i bashkisë, është treguar kujdes që hapësira të shfrytëzohet maksimalisht, në mënyrë që terrenet e reja sportive, me të cilat po kompletohet çdo shkollë, të përdoren nga fëmijët edhe gjatë orëve të pasdites.

 

Advertisement

Gjimnazi “Besnik Sykja” e çon në 45 numrin e shkollave ku bashkia ka ndërhyrë për modernizimin e infrastrukturës arsimore në Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy