Rimbursimi i barnave për COVID/ Zv.ministri: Kanë përfituar rreth 900 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rimbursimi i barnave për COVID/ Zv.ministri: Kanë përfituar rreth 900 pacientë

Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, i ftuar në emisionin “E-Zonë”, u shpreh se vetëm në pak ditë të nisjes së zbatimit të skemës së rimbursimit janë rreth 900 pacientë të infektuar me koronavirus që kanë përfituar rimbursim të ilaçeve.

 

Skema do të vazhdojë të funksionojë edhe në vitin e ardhshëm për të gjithë ata që janë të sëmurë në stadin fillestar ose mesatar.

 

Advertisement

“Janë 800-900 persona që kanë përfituar dhe është një fond prej 35 milionë lekë të vjetra. Nuk ka rimbursim cash, në para. Me mjekun e familjes bëhet receta për pjesën e parë dhe atë të dyte. E ndjek mjeku i familjes dhe kjo recetë nuk paguhet në farmaci. Kjo mbulon deri në 150 mijë lekë të vjetra.”

 

Por, teksa kostot e kësaj krize që ka shkaktuar pandemia mbeten të pallogaritshme, sa para ka shpenzuar Ministria e Shëndetësisë për të menaxhuar këtë situatë?

 

Advertisement

“Një pandmi e tillë krijoi të gjitha premisat për rritjen e shpenzimeve. Këto shpenzime kanë shkuar në 25 milionë euro, të marra nga buxheti i shtetit. Një pjesë e madhe është marrë nga fondet e brendshme të ministrisë dhe rezervat e saj, si dhe nga fond i sigurimit të detyrueshëm.”

 

Nikolla tha se vaksina do të jetë gati në 90 ditët e para të vitit 2021 dhe se janë në negociata me Italinë dhe Austrinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy