Rrjedhje gazi, merr flakë shtëpia në fshatin Moravë të Beratit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrjedhje gazi, merr flakë shtëpia në fshatin Moravë të Beratit

Berat– Një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak është përfshirë mesnatën e djeshme nga flakët.

Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar Sherbimet Zjarrëfikëse, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.

Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth.

Advertisement

Si pasojë e zjarrit, në njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Barjam Hatija ka pasur dëme materiale, ndërkohë që s’ka asnjë të lënduar.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombulës së gazit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy