Sali Berisha: Greva e urisë është një opsion, jemi në një betejë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sali Berisha: Greva e urisë është një opsion, jemi në një betejë

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se  greva e urisë është një mundësi, një formë proteste në vazhdën e qendresës që kanë nisur në Kuvend kundër qeverisë Rama.

 

Ai theksoi se nuk do të ketë vetëm rezistencë dhe protestë në Kuvend, por edhe në rrugë dhe sheshe, duke parlajmëruar kështu edhe protesta të mëdha.

 

Advertisement

“Greva e urisë është një opsion, nuk ka diskutim, kjo është betejë. Absolutisht greva e urisë është përmendur, ashtu siç thoni ju. Plotësisht!  Ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë.Ne e kemi nisur këtë, kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Kur arriti gjer aty sa të na caktojë përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës elektorale. Çfarë mund të presësh më shumë se kaq? Ka një eliminim më të fortë se ky? Pra, ne caktuam Oerd Bylykbashin, një ekspert i shquar, i njohur edhe nga komuniteti ndërkombëtar për njohuritë e tij në të drejtën elektorale, dhe ai thotë unë dua Enkelejdin.Po atë, nuk e pranoj, pranoj Enkelejdin. Pranon pengun. Kështu pastaj nuk mund të ecet. Ai këtë situatë e krijoi vetë, për këtë situatë do përgjigjet. Ky është njëri aspekt, por çdo aspekt tjetër është i tillë”, u shpreh Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy