“S’do ketë seanca normale, provokohemi nga PS”/ Bardhi: Mazhoranca nuk mund të përcaktojë opozitën në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’do ketë seanca normale, provokohemi nga PS”/ Bardhi: Mazhoranca nuk mund të përcaktojë opozitën në Kuvend

Pas mbledhjes së zhvilluar sot me Sali Berishën dhe deputetët e opozitës, para gazetarëve ka folur edhe Gazment Bardhi.

 

Ky i fundit, deklaroi se  nuk do të ketë asnjë seancë normale në Kuvend, për aq kohë sa opozita sipas Bardhit provokohet nga PS.

 

Advertisement

Bardhi tha gjithashtu se PS ka diktuar emrat e anëtarëve që do të jenë në komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

“Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend për ngritjen e 3 komisioneve. Përbërja e Komisionet të Reformës Zgjedhore, prioritet për PD dhe mazhoranca duhet të heqë dorë për diktimin se kush do jenë përfaqësuesit e PD. Edhe dje, kreu i grupit të PS gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve është çëshjte e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e protokolleve të Bashës. Nuk pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy