Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri, i përkasin grupit kriminal të goditur në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen 1 milionë euro pasuri, i përkasin grupit kriminal të goditur në Itali

Një tjetër grup kriminal që merrej me trafikun e drogës është goditur nga policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare.

 

Hetimet kanë nisur që në vitin 2017. Në Milano janë arrestuar tre shqiptarët Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu.

 

Advertisement

Pas arrestimit të tyre strukturat hetimore kanë gjurmuar dhe kanë sekuestruar në Durrës, pasuri të ndryshme, me vlerë mbi 1 milion euro që këta 3 persona dhe familjarët e tyre kishin në pronësi.

 

Konkretisht, Gjykata e Posaçme caktoi masën “Sekuestro preventive”, për 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, aktivitete tregtare të 3 subjekteve fizike, 1 anije peshkimi, 1 apartament etj.

 

Advertisement

Autoritetet italiane kanë arritur që të sigurojnë përgjime të shumta që kanë fundosur pjestaret e grupit kriminal.

 

Një nga bisedat e përgjuara tregon se Emirjan Beu u largua nga territori italian pas arrestimit të Alfred Lulit në vitin 2017 dhe më pas është rikthyer duke u futur sërish në grupe kriminale. Banda vepronte në veri të Italisë ku shpërndante kryesisht heroinë e kokainë.

 

Advertisement

Emirjan Beu është arrestuar edhe në vitin 2021 në Shqipëri.

 

Ky i fundit kishte ndërhyrë tek prokurori  Edmond Karriqi për pushimin e një çështje ku disa persona ishin arrestuar pasi ishin kapur me drogë në Kukës. Beu gjithashtu është vëllai i Florida Beut, e cila u akuzua se i ka dhënë 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda për ta punësuar në Ministrinë e Brendshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy