Shantazhoi dy adoleshente me publikim të fotove dhe videove personale/ Arrestohet 27-vjeçari në Mallakastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shantazhoi dy adoleshente me publikim të fotove dhe videove personale/ Arrestohet 27-vjeçari në Mallakastër

Një 27-vjeçar në Mallakastër është arrestuar nga policia, pasi ka shantazhuar dy adoleshente me publikim të fotove dhe videove intime në internet, nëse nuk i jepnin lekë.

 

Policia njofton se ndaj të riut rëndon vepra penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

 

Advertisement

Mallakastër

 

Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve.

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy