Shemben bastionet e PD/ Shkodra, Tropoja, Devolli dhe Kamza do qeverisen nga socialistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shemben bastionet e PD/ Shkodra, Tropoja, Devolli dhe Kamza do qeverisen nga socialistët

Partia socialiste duket se ka triumfuar edhe në bastionet që janë cilësuar prej vitesh të Partisë Demokratike si Shkodra,Tropoja Devolli dhe Kamza.

 

Pas më shumë se 30 vitesh  Edi Rama duket se është shumë pranë fitores në Bashknë e Shkodrës. Kandidati socialist Benet Beci  ka krijuar një avantazh të dukshëm  ndaj rivalit të tij të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahia. Deri më tani  Beci ka marrë plotë 32282  vota  kundër Spahias i cili  ka marrë 21259 vota .

 

Advertisement

Po ashtu edhe në vendlindjen e kryedemokratit Sali Berisha në bashkinë Tropojë  triumfoi Partia Socialiste. Kandidat  i PS  Rexhe Byberi  kryesoi me 5126 vota  përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj  i cili mori 4876 vota.

 

Ndonëse në zgjedhjet e vitit 2019 nuk kishte një kandidat përballë, Byberi këtë herë ka mundur të marrë besimin e tropojanëve me një diferencë  prej 250 votash.

 

Advertisement

Ndërkohë edhe Bashkia e Devollit i është besuar  për 4 vitet e ardhshme  kandidatit të Partisë Socialiste Eduart Duro  me 8376 vota, ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli  ka fituar 8011 vota.

 

Në një deklaratë për mediat   Duro  e cilësoi një fitore për të gjithë Devollin

 

Advertisement

Ndërsa drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi  e cilësoi  fitoren si  hapjen e një faqeje  të re  të historisë moderne në këtë bashki.

 

NIKO PELESHI

DREJTUES POLITIK I PS, QARKU KORCE

Advertisement

 

Devolli ishte një fitore e shkëlqyer sepse besuam dhe fituam. Ishte fitorja e njerëzve të punës, Devolli sapo ka hapur faqen e re te historise moderne.Edhe pse ishte e veshtire kisha besimin se do e merrnim Devollin.Tradicionalisht  ka qënë e partisë demokratike,por tani do të jetë ndryshe.

 

Surprizues ishte edhe rezultati i bashkisë Kamëz, ku kandidati i PS Rakip Suli  do të drejtoj për një  tjetër mandat këtë bashki. Ai fitoi me 27.856  vota  kunder rivalit të tij politik të koalicioni “Bashkë fitojmë”, Arjan Hoxha  i cili arriti të marr 16.306 vota.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy