Veliaj për “Vizion Plus”: Mandatin e 19 do të na e japin bastionet e djathta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj për “Vizion Plus”: Mandatin e 19 do të na e japin bastionet e djathta

Drejtuesi Politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj ka bindjen se PS siguron 19 mandate në këtë qark.

 

Në një intervistë që gazetarja e “Vizion Plus”, Enkelejda Mema i mori për “Zgjedhje 2021”, Veliaj tha se vetëm pak vota e ndajnë nga ky mandat i 19.

 

Advertisement

Sipas tij, PS do ta sigurojë atë në bastionet që konsiderohen të djathta.

 

“Objektivi ka qenë të marrim vetëm ne sa të gjithë mandatet e tjera bashkë dhe jemi përtej këtij objektivi. Jemi vetëm 120 vota larg mandatit të 19. Do të kemi një rezultat shumë të mirë në Vorë, ka qenë një bastion i PD për 20 vitet e fundit dhe nëse e thyejmë, do të kemi realizuar ambicien tonë për 19 mandate të sigurta. Objektivi im është që të jemi forcë e parë në njësinë 8 dhe 11. Zonat tradicionale të të majtës tashmë dihen, por ajo që do të bëjë surprizën dhe për këtë kam një bindje të brenshme do të jenë bastionet e djathta ato që do ta na japin mandatin e 19, Farka, Vora dhe Astiri. Do të jenë këto tre zona që do të na japin ne mandatin e 19. Nuk është punë me sondazhe, por punë me terren. Në zonën e Astirit jetojnë gjithë ata që janë shtresë e mesme, gazetarë, dentistë. Nuk flasim për njerëz që gënjehehn nga spote elektorale. Kemi bërë një punë shumë më të mirë sesa militantët që bllokonin rrugën. Rruga jo vetëm që nuk do të ishte mallkim, por bekim për ta. Unë kam, besim shumë të madh që e kemi bërë shumë mirë këtë punë dhe mandatin e 19 do ta marrim nga zona që janë tradicionalisht të djathta.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy