Sherr në Bulqizë/ 30 vjeçari i nguli thikën një personi, pastaj e shtyp me makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr në Bulqizë/ 30 vjeçari i nguli thikën një personi, pastaj e shtyp me makinë

Policia e Bulqizës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve,

 

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se për shkak të një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., ka goditur me mjet të fortë prerës në trup shtetasin L. N., dhe më pas me automjet, e ka shtyrë të dëmtuarin që ndodhej në automjetin e tij dhe e ka përmbysur në rrugë duke i rrezikuar jetën.

 

Advertisement

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë është bërë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy