Sherr në Korçë/ Plagoset një grua dhe qytetari që hyri për t’i ndarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherr në Korçë/ Plagoset një grua dhe qytetari që hyri për t’i ndarë

Një konflikt është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në Korçë.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një grua është plagosur lehtë nga një person tjetër në vendin e quajtur “Pazari i Korçës”.

 

Advertisement

I dëmtuar ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndëryri për t’i ndarë.

 

Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku bën me dije se autori ka dalë jashtë kontrollit. Mes tij dhe gruas së dëmtuar nuk ka patur asnjë konflikt më herët. Për shkak të efektit të drogës e ka bërë këtë plagosje.

 

Advertisement

Dy të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy