Shiste lëndë narkotike, arrestohet “picieri”në Tiranë/ E pëson edhe bashkëjetuesja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shiste lëndë narkotike, arrestohet “picieri”në Tiranë/ E pëson edhe bashkëjetuesja

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj që shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Bëhet e ditur se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç. Kurse penalisht u procedua një 23-vjeçare me iniciale Xh. Ç.

24-vjeçari i arrestuar kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit 21-vjeçarit E.P. i cili kamuflohej si shpërndarës picash.

Kurse, 23-vjeçarja që u procedua penalisht, bashkëjetuese e administruesit të lokalit, fshehu lëndën narkotike. Në cilësinë e provës, policia sekuestroi një sasi kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy