Shkoi të vidhte pula, por u masakrua nga djali i shtëpisë; vdes nga plagët tek Spitali i Traumës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkoi të vidhte pula, por u masakrua nga djali i shtëpisë; vdes nga plagët tek Spitali i Traumës

Ka marrë një rrjedhë tragjike ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 26 shkurtit në lagjen “11 Janari” në Kuçovë,ku një hajdut u masakrua nga I zoti Ii baneses ku ai kishte shkuar të vidhte pula.

 

52-vjeçari Lefter Brisku,i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku,nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe mesditën e sotme ka vdekur në ambjentet e Spitalit të Traumës në Tiranë,ku u dërgua menjëherë pas ngjarjes në gjendje kome,për shkak të goditjeve të shumta që kishte marrë në kokë.Lefter Brisku qëndroi 7-ditë në Spitalin e Traumës,ku sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë moment deri mesditën e sotme kur edhe ka dhënë shpirt.

 

Advertisement

Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit,në pritje të trupit të viktimës,ndërkohë që në banesën 2- katëshe të 20-vjeçarit Bjorsi Shushari (tashmë i shoqëruar nga policia pasi po proçedohej fillimisht pas ngjarjes në gjendje të lirë),gjithçka është e mbyllur.Familjarët e viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin,që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula.Vëllai i viktimës,Shyqo Brisku i bën apel shteti të vërë para drejtësisë 20-vjeçarin që masakroi për vdekje vëllain e tij,kur-sipas tij-kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar e më pas njoftuar policinë.

 

“Nese vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekje.Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 20-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekje.Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi,as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq,vetëm nusja mundi të hyjë brenda por vëllai nuk reagoi asnjëherë.Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë,që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç”-,ka thënë Shyqo Brisku.

 

Advertisement

Viktima dhe agresori jetonin në të njëjtën lagje në qytetit e Kuçovës por edhe pse shtëpitë e tyre ishin mjaft larg nga njëra-tjetra banorët e lagjen i njihnin mirë të dyja familjet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy