Bëni Like Struga.info në Facebook


Shkrirja e Bordit të Transparencës/ Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës pas 5 shkurtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrirja e Bordit të Transparencës/ Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës pas 5 shkurtit

Qeveria pritet të marrë një vendim për shkrirjen e bordit të transparencës për karburantet, pas datës 5 shkurt. Afati lidhet me përcaktimin e një çmimi tavan, me të cilin Bashkimi Europian do të blejë naftë ruse.

 

Por sipas ekspertit të ekonomisë Klodian Muço, nëse do të shkrihet bordi, në vendin tonë çmimi i naftës do të jetë më i ulët.

 

Advertisement

Duke iu refereuar deklaratave të shoqatës së karburantit do kemi një rënie të çmimit në treg. Tregtarët e njohin tregun. Tendenca e tyre është që të krijojnë rezerva dhe për të shitur me çmim më të ulët”, tha Muço në një intervistë për Vizion Plus.

 

Eksperti i ekonomisë shtoi më tej se rritja e çmimeve që janë marrë deri më shumë nga bordi nuk lidhen drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë. Sipas tij, edhe më herët, nafta në bursë e ndryshon çmimin herë pas here.

 

Advertisement

Çmimet e luhatjes të naftës në buse kanë ndryshuar gjithmonë nuk ka lidhje me luftën në Ukrainë. Janë të vazhdueshme dhe do vazhdojnë të jenë edhe po të vendoset një çmim tavan.

 

Bordi në vetvete, mblidhet një herë në 2 javë e nuk ka një indicie pse mblidhet në atë ditë dhe atë orë. Bordi herën e fundit u mblodh pas tre javësh. Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë pati një ulje të madhe. Para vendimeve të bordit çmimet lëviznin shpesh”, tha Muço.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy