Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe “futet me kokë” në gjykatë/ Plagoset punonjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe “futet me kokë” në gjykatë/ Plagoset punonjësi

Një aksident është raportuar ditën e sotme në Dibër.

 

Automjeti i tipit BMW, që drejtohej nga shtetasi F.S është futur “me kokë” në ambientet e brendshme të gjykatës.

 

Advertisement

Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur punonjësi i shërbimit të sigurisë private që ndodhej në ambientet e gjykatës.

 

Njoftimi i policisë:

 

Advertisement

Dibër/informacion paraprak

 

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S.,  duke drejtuar automjetin  tip ‘BMË’,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

 

Advertisement

Gjithashtu  ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

 

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy