
Plagosen tre persona nga shperthimi i nje granate te vjeter ne Prrenjas.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Kakavec.
Tre personat jane derguar ne spital me demtime nga gjymtyret e poshtme.
“Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.”, sqaron policia.
Advertisement