Shqipëria feston Pavarësinë; Dita e Flamurit bën bashkë Ramën me Kurtin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria feston Pavarësinë; Dita e Flamurit bën bashkë Ramën me Kurtin

Siç tradita e kërkon, kremtimi i 111-vjetorit të pavarësisë nisi me ngritjen e flamurit në Vlorë.

 

Në ceremoni ishte presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Linidita Nikolla dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti.

 

Advertisement

Pas ngritjes së flamurit, krerët e lartë të dy shteteve shqiptare vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

 

Dita e flamurit bashkoi në qytetin e pavarësisë edhe dy krerët e qeverive. Si para dhe pas ceremonisë Edi Rama dhe Albin Kurti ishin bashkë për t’u përshëndetur me qytetarët.

 

Advertisement

111 vite më parë Shqipëria u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Me 28 nëntor të 1912 Ismail Qemali njoftoi gjashtë fuqitë e mëdha të kohës vullnetin e popullit shqiptar për të qenë të pavarur. Ajo u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe  u përfaqësuan në qeverinë e parë me kryetar Ismail Qemalin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy