‘Shqiptarët refuzojnë vaksinën’/ Dasho: Përgjegjësi ligjore për ata që dëgjuan urdhrat e padronëve politikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Shqiptarët refuzojnë vaksinën’/ Dasho: Përgjegjësi ligjore për ata që dëgjuan urdhrat e padronëve politikë

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka komentuar hezitimin e qytetarëve për të bërë vaksinën anti-covid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho ka bërë përgjegjëse për këtë situatë autoritetet, që i kanë lënë qytetarët pas dore.

“A duhet të habitemi sot që shqiptarët refuzojnë vaksinën? A duhet të habitemi që besimi i qytetarëve tek institucionet ka humbur? A duhet të habitemi që qytetari zgjedh t’i besojë “Çakove” dhe jo shkencëtarëve? Në qershor 2020, në prag të valës më të egër pandemisë që nisi në maj dhe mori përmasat më tragjike në periudhën nëntor 2020-mars 2021, kam shkruar se fillesa e zbatimit të një programi efektiv të parandalimit të COVID-it niste nga besimi i qytetarit tek institucionet. Ky besim jo vetëm nuk u rifitua në atë kohë, por madje u thye edhe më keq ”, shkruan Dasho.

Sipas Dashos, qytetari u la në mëshirën e virusit, në kujdesin e një sistemi shëndetësor të rrënuar tashmë dhe totalisht të papërgatitur, u la nën mëshirën e spekulantëve nga sektori privat që e rropën pa asnjë skrupull dhe, kur epidemia mori përmasa të frikshme, u la të vdiste në shtëpi në kushtet kur edhe ajri blihej me paré (1,000 euro bombola e oksigjenit dhe 100 euro rimbushja ditore).

Advertisement

“Përgjegjësi ligjore për ata që nuk dëgjuan asnjëherë zërin e ekspertëve, por vetëm urdhrat e padronëve politikë”, shkruan Dasho.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy