Shqiptarja u vra nga burri në SHBA, flet fqinja: Viktima ishte shoqe me vajzat e mia, ky ishte detaji që kishim vënë re në lidhjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptarja u vra nga burri në SHBA, flet fqinja: Viktima ishte shoqe me vajzat e mia, ky ishte detaji që kishim vënë re në lidhjen e tyre

Ngjarja rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikes , ku 34- vjeçari Renato Muhaj, ka vrarë ish- bashkëshorten e tij Suela Saliaj, ka shokuar banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër , ku e ndjera ka kaluar fëmijërinë e saj.

Një banore tregon se e ndjera Suela Saliaj ishte rritur së bashku me vajzat e saj , ndërkohë që ende ruanin lidhje në rrjetet sociale.

Gruaja thotë se viktima ka qenë me profesion ekonomiste dhe punonte në bankë, teksa shton se ka marrë edhe certifikata vlerësimi.

Por ajo shton se në rrjetet sociale Suela nuk kishte më foto me bashkëshortin, çka ngriti dyshime se ata ishin ndarë prej disa kohësh.

Advertisement

Jemi ndjerë shumë keq kam qarë. Mua më tha vajza por për tu siguruar mora një shoqen time. Ajo luante me vajzat e mia kur ishin të vogla dhe sot flisnin akoma. Vajza kishte na një vit që i kishte hequr fotot që kishte me burrin. E dinte që punonte në bankë dhe atje kishte marrë certifikata të ndryshme vlerësimi. Ai si duket ka dashur të merrte vajzën, punë e tij kush e di”, tha gruaja./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy