Shtrenjtohen plehrat kimikë/ Fermerët: Me këto çmime, prodhimi do të ulet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtrenjtohen plehrat kimikë/ Fermerët: Me këto çmime, prodhimi do të ulet

Rritja e çmimeve për pesticidet dhe plehrat kimike ka kufizuar në maksimum trajtimin e kulturave bujqësore në qarkun e Korçës, përfshi këtu edhe drufrutorët.

 

Një kuintal pleh kimik një vit më parë referuar cilësisë shitej nga 4 deri në 7 mijë lek, tani ky çmim shkon nga 10 deri në 14 mijë lek. Shtrenjtim ka pësuar edhe ureja, e cila tregtohet me afro 12 mijë lek nga 4 mijë e 600 lek që ishte me pare.

 

Advertisement

Ndërkohë nitrati është 3-fishuar. Një kuintal në treg kushton 10 mijë lekë nga 3 mijë e 700 që ishte.

 

Hysni Balliu, fermer në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, thotë se situata për të është bërë e vështirë pasi nuk mund t’i përballojë çmimet. Në kushte të tilla, ai tregon se po i krasit të gjitha mollët dhe pemët e tjera që ka mbjellë, me qëllim që të ul rendimentin e prodhimit.

 

Advertisement

HYSNI BALLIU – FERMER I FSHATIT ZVIRINE

“Është periudha për të trajtuar bahçet me plehra kimike. Është pikëpyetje e madhe. Nqs ne vjet kemi përdorur 1 kg dap për rrënjë, sivjet ne nuk përdorim as më shumë se 150 gramë. Është ngritja e çmimit. Nëse vjet ishte deri në 70 mijë, sivjet ka shkuar 130 kuintali. Do i lëmë kështu siç i lëmë. Do i shkul. Nuk i ushqej dot. Dhe kokrrat do jenë me cilësi jo të mirë. Ne sivjet kishim prodhim të mirë e s’i shitëm dot.”

 

Por edhe ata fermerë që kanë filluar plehërimin e kulturave bujqësore, pranojnë se nuk kanë blerë sasinë e nevojshme të imputeve që toka kërkon për të dhënë prodhimin e nevojshëm.

Advertisement

 

JANAQ TAÇI– FERMER I FSHATIT ZVIRINE

Filluam para 4 – 5 ditëve. Po plehërojmë, por jo në atë masë si vjet dhe parvjet. Sivjet inputet bujqësore janë katastrofë. E pamundur t’i përballojmë. Dapi vjet ishte 80, sivjet 135. Do detyrohemi t’i hedhim më pak. Të gjitha shumë lart. Por ky i arrës, që është më cilësori, se përballojmë dot. I hodhëm, po as gjysmën e sasisë që kërkon pema. Problemi është tregu i shitjes. Ja do t’i prodhojmë, por po i hedhim. Spërkatjet se sivjet do jenë gjysma. Një sezon deri në 15 spërkatje, por më pak patjetër. S’kemi para.”

 

Advertisement

FLORJAN TAPLLARI – FERMER I FSHATIT SOVJAN

 

“Grurë qepe e na një çikë me blegtori. Cilësia shumë e dobët e preparateve, çmimet shumë të larta. Plaçkat nuk ndërrojmë dot. Nuk llogaritet fare. 3 kuintal për dylym do marrim a s’do marrim.”

 

Advertisement

Edhe për specialistët e bujqësisë, mostrajtimi si duhet i të mbjellave, por dhe pemëve frutore, sjell jo vetëm ulje të rendimentit, por akoma më tej ul edhe cilësinë e prodhimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy