Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, SHBA sjell përgjigjet e letër porosive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtyhet seanca ndaj Fatmir Mediut, SHBA sjell përgjigjet e letër porosive

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Fatmir Mediun. Vizion Plus mëson se seanca e radhës është caktuar më 2 maj, ora 10:00. Avokatët mbrojtës dhe ish-ministrit  kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Ndërkohë mësohet se SHBA ka sjellë përgjigjet e letër porosive për 5 shtetasit amerikanë të kërkuar si dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit.Sakaq autoritetet janë shprehur se pyetjet nuk mund të bëhen nga Gjykata por vetëm nga agjentët e FBI.

Ndaj Mediut rëndojnë akuzat në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy