Si u kap njeriu “hije” i kokainës, Astrit Deliu dyshohet se trafikonte drogë prej 20 vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si u kap njeriu “hije” i kokainës, Astrit Deliu dyshohet se trafikonte drogë prej 20 vitesh

Nga Esido Barkaj

Ky është momenti kur antidroga e Tiranës dhe efektivët e Forcave Kombëtare të Sigurisë arrestojnë në kushtet e flagrancës Astrit Deliun. 46-vjeçari prej të paktën 20 vitesh dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Me pranga në duar, efektivët shoqëruan Deliun pas banesës së tij në zonën e Tufinës në kryeqytet deri në afërsi të vendit që ai fshihte kokainën.

Gjatë kontrolleve, blutë kanë arritur që të gjejnë 570 gram kokainë, shuma parash si dhe një armë zjarri.

Advertisement

Deliu konsiderohej i paprekshëm, për shkak të lidhjeve të forta me grupet kriminale e që kishte arritur gjithmonë ti shmangej arrestimit.

Antidroga e Tiranës ka arritur që të grumbullojë prova e më pas ka ndërhyrë në banesën e 46-vjeçarit duke gjetur doza të ndara, gati për shitje. Deliu furnizonte trafikantët e tjerë që më pas shpërndanin drogën në disa pika në Tiranë.

Ndërkohë një tjetër pikë shpërndarje e goditur nga policia është edhe në zonën e Selitës. Një çift ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kishin kthyer banesën e tyre në një bazë të shitjes së kokainës dhe kanabisit.

Në pranga kanë rënë Florand Karemani dhe Mamica Korteshi. Kjo e fundit kishte vendosur nipin e saj në katin e parë të pallatit, për të marrë paratë nga klientët. Pas pagesës, ata ngjiteshin në katin e katërt për të marrë mallin. Shtëpia ishte e siguruar me kamera.

Advertisement

Në momentin kur policia kishte shkuar për kontroll Mamica Korteshi nuk e hapi derën, duke shpejtuar të hidhte drogën në tualet.

Por gjatë operacionit Tempulli 2, ka ndërhyrë edhe RENEA duke i kapur burrë e grua në flagrancë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy