Si u zbuluan dy shtëpitë e barit në Vlorë?! 6 në pranga, 2 të tjerë në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si u zbuluan dy shtëpitë e barit në Vlorë?! 6 në pranga, 2 të tjerë në kërkim

Kjo vilë luksoze në lagjen “10 korriku” në Vlorë ishte kthyer në një ambient ku kultivohej kanabis me anë të llambave elektrike.

 

Pronari Lorenc Xhaferri, i cili u shpall në kërkim nga policia kishte përshtatur me pajisje të posaçme katin e parë dhe të tretë të vilës për bimët narkotike.

 

Advertisement

Agjentët e antidrogës po e mbanin nën vëzhgim objektin me qëllim kapjen e pronarit. Por aksioni nuk u finalizua si rrjedhojë e plagosjes së ndodhur një ditë më parë në këtë zonë. Kjo pasi autori i krimit, 38-vjeçari Ledjon Zahaj, që është dhe kunati i kultivuesit të kanabisit gjatë ndjekjes u fut në vilë për t’u fshehur.

 

Kjo detyroi forcat operacionale që të ndërhynin dhe të zbulonin kanabisin.

 

Advertisement

ERMAL MUÇAJ – DREJTOR I POLICISË VLORË

 

Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi L. Z., është kunati i shtetasit L. Xh., pronarit të vilës

 

Advertisement

Në pranga përfunduan dhe dy punonjësit e OSHEE Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi, pasi nuk kishin raportuar rastin konsumin e madh të energjisë.

 

Por krahas këtij rasti, operacioni i koduar “Indoors” u shtri dhe në fshatin Kropishtë në Selenicë ku dhe këtu u zbulua një tjetër shtëpi bari. Atje u arrestua pronari i objektit 45-vjeçari Dritan Koçiraj si dhe dy punonjës të OSHEE. Po ashtu u shpall në kërkim vëllai i tij, Përparim Koçiraj 55-vjeç.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike kannabis sativa. 

 

Në total gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy