Skafi i mbushur me drogë drejt Maqedonisë së Veriut/ Dy të rinj në pranga, kërkohen bashkëpunëtorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skafi i mbushur me drogë drejt Maqedonisë së Veriut/ Dy të rinj në pranga, kërkohen bashkëpunëtorët

Një skaf i mbushur me drogë, që kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut, u ndalua këtë të mërkurë nga Policia Kufitare Tushemisht dhe Policia e Pogradecit. Efektivët konstatuan në liqenin e Pogradecit mjetin lundrues, brenda të cilit u gjetën 38 kg kanabis.

Në pranga ranë shtetasit Orestis Spirollari, 31 vjeç, dhe Kleanth Dokollari, 22 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim një 20-vjeçar, si edhe po hetohet në gjendje të lirë një 31-vjeçare për “Moskallëzim krimi”.

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, u sekuestruan edhe një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për trafikun e drogës.

Operacioni i sotëm është në vijim të operacionit “Hudënishti”, i finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy