Skandali në shkollën “Çajupi”/ Mësueset u zunë për oraret dhe klasat, më tej plasi arma mes familjarëve të tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali në shkollën “Çajupi”/ Mësueset u zunë për oraret dhe klasat, më tej plasi arma mes familjarëve të tyre

Në një akt papërgjegjshmërie dhe në shkelje të rregullores, dy mesuese në gjimnazin ‘Çajupi’ në Tiranë, kanë braktisur klasat dhe jashtë ambienteve të shkollës së bashku me familjarë të tyre janë përfshirë në një sherr masiv ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Burime të policisë bënë të ditur se mësuesja e historisë dhe kolegia e saj e letërsisë kanë debatuar për shkak të orareve dhe klasave. Pas konfliktit verbal, mësueset kanë shkuar në një lokal për t’u sqaruar.

Por situata doli jashtë kontrollit kur në sherr u përfshinë edhe familjarë të tyre, njëri prej të cilëve qëlloi 3 herë me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Por gjatë konfliktit me sende të forta si dhe me karrige, mbeti i plagosur një 32-vjeçar, i cili u dërgua drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Advertisement

Forcat e policise ndërhynë menjëherë duke neutralizuar personat agresivë e duke vënë situatën nën kontroll. Burimet sqaruan se personi që mund të ketë shtënë në ajër me pistoletë është një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si Çim Qefalia.

Por ky I fundit e ka mohuar përfshirjen e tij. Ndërkohë, arma e zjarrit tip pisotletë TT është sekuestruar nga policia e po ashtu janë shoqëruar në komisariat 5 personat e përfshirë në konflikt.

Emrat e mësueseve nuk bëhen të ditur, ndërkohë që drejtoria Arsimore në Tiranë nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen e rëndë ku u vendos në rrezik edhe jeta e nxënësve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy