Sot 33 vite nga Lëvizja Studentore, Berisha: Grup heronjsh, aspirata e tyre ishte liria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot 33 vite nga Lëvizja Studentore, Berisha: Grup heronjsh, aspirata e tyre ishte liria

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë.

 

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

 

Advertisement

Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një dalje për mediet e cilëson 8 dhjetorin, si datën më domethënëse në historinë e Shqipërisë, pas datës së Pavarësisë.

 

Berisha: Në histori nuk ka një datë të dytë tjetër, e cila solli për shqiptarët, një epokë që ata nuk e kishin përjetuar kurrëmë parë. Komb i sundimeve qindravjeçare perandorake, të dominuara nga perandoritë, i mbretërive, i diktaturave staliniste. Më datën 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen e tyre, lëvizje që do ndante epokat për shqiptarët.

 

Advertisement

Berisha deklaroi se Lëvizja Studentore 8 dhjetorit ka veçantitë e saj, që e dallojnë atë nga të gjitha lëvizjet antikomuniste të Europës Lindore.

 

Sipas tij, kjo lëvizje ishte tërësisht revoltë e frymëzuar nga idealet e të rinjve studentë shqiptarë.

 

Advertisement

Berisha: Nuk kishte një parti, nuk kishte një organizatë që i thirri ata apo i organizoi ata. Ata dolën ballë për ballë me diktaturën, falë guximit të tyre epik. Dolën ballë për ballë me diktaturën për idealet e tyre të lirisë, të cilën ata nuk e njihnin. Ata kishin lindur dhe ishin rritur në diktaturë. Liria për ta ishte një aspiratë, që buronte nga ndërgjegja, nga idealet e tyre. Studentët kishin përballë një diktaturë të egër, e cila ekzekutonte bashkëpuëntorët e tyre çdo javë në kufi dhe zvarriste e trupat e të rinjve të rënë në sheshet e qyteteve për të kallur tmerr dhe frikë, deklaroi ish-kryemisnitri.

 

Berisha, i quan studentt që morn pjesë në lëvizje, heronj. Ata qëndruan të pathyeshëm përballë diktaturës edhe pse u rrahën në mënyrë barbare.

 

Advertisement

Berisha: Aty ishin një grup prej 700, 800 apo mbase 1 mijë studente. Por ata ishin një grup prej 1 mijë heronjsh. Ne nuk kishim lexuar, nuk kishim parë kurrë një numër kaq të madh heronjsh, të cilët kishin përballë mjetet më të egra të diktaturës, hanxharët e saj. Dhe ata u vërsulën drejt tyre në mënyrë mizore, i rrahën në mënyrën më barbare, por të pathyeshëm, të pamposhtur, ata do mblidheshin përsëri pasdite në betejë kundër diktatorit.

 

Në fund Berisha theksoi se vasnjë datë tjetër, asnjë ditë tjetër, asnjë lëvizje tjetër në historinë e kombit nuk i dha atij më shumë mbarësi sa dhjetori demokracisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy