Sot festohet 7 marsi, dita e mësuesit/ 136 vite më parë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot festohet 7 marsi, dita e mësuesit/ 136 vite më parë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

7 Marsi është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët dhe festohet në të gjitha shkollat e vendit në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për misionin e tyre të shenjtë, shpërndarjen e dijes dhe edukimin e brezave.

 

Si sot 136 vite më parë, në vitin 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë Shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

 

Advertisement

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

 

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.

 

Advertisement

Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

 

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull.

 

Advertisement

Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara.

 

Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen te nxënësit e tyre.

 

Advertisement

Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem në luftën për liri dhe pavarësi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy