Sot përmirësohet moti, por temperaturat ulen me disa gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot përmirësohet moti, por temperaturat ulen me disa gradë

Kete te diel pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Moti parashikohet fillimisht i vranët dhe reshje shiu të herëpasherhsme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit. Duke filluar nga orët e mesditës mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura.

Në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me inensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave, ndërsa pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s.

Perkohësisht në orët e mesditës dhe në momentet me reshje shiu era e vrullshme deri në 12-15m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.               

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 25°C , në zona e ulëta 13 deri 31°C  dhe  në zona bregdetare 16 deri 30°C.

 

Në gadishullin e Ballkanit do të jenë në qarkullim masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa ndikuar nga nga pozicionimi i një qëndër e ulët e presionit atmosferik.

 

Advertisement

Moti në pjesën më të madhe të rajonit parashikohet me kthjellime të pakta si dhe vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e furtunave afatshkurtra.

 

Një pjesë e madhe e kontinentit europian do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Pjesa qëndrore, pjesërisht ajo lindore si dhe Franca do të kenë mot të vranët si dhe reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy