SPAK regjistron dosjen e Fredi Belerit; akuzohet për korrupsion aktiv në proçesin zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK regjistron dosjen e Fredi Belerit; akuzohet për korrupsion aktiv në proçesin zgjedhor

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal ndaj të zgjedhurit në krye të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

 

Pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata e Vlorës, kjo e fundit e dërgoi dosjen në SPAK që prokurorët e posaçëm të vijojnë hetimet. Sipas procedurës ligjore, pritet që brenda 10 ditësh togat e zeza të bëjnë rivlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në Burg”.

 

Advertisement

Në dosjen që Vizion Plus ka siguruar thuhet se prokuroria arriti të dëshmojë se Beleri në këmbim të votave ofronte 5 mijë deri në 20 mijë lekë ose euro, ndërsa personit të infiltruar kandidati i koalicionit bashke fitojme i kishte premtuar shumën prej 300 eurosh.

 

Por jo vetëm kaq, sipas organit të akuzës së Vlorës, është provuar se krahas parave, Beleri iu kishte premtuar qytatarëve të Fshatit Dhërmi, Pilur dhe qytetit Himarë edhe nënshtetësinë greke e pensione nga shteti helen.

 

Advertisement

Si Belerit edhe krahut të tij të djathtë, Panajot Kokaveshit, iu sekuestruan një listë me 13 emra nga njësitë administrative të sipërpërmendura, sikundër edhe aparatet celulare dhe 40 mijë lekë.

 

Ndërsa, pretendimit të mbrojtjes se hetimi duhej kryer nga SPAK për shkak të veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim” që kjo prokurori ka për tagër, gjykata iu përgjigj se pavarësisht moskompetencës, provat nuk janë të papërdorshme.

 

Advertisement

Po ashtu një tjetër pretendim që mbrojtja ngriti ishte edhe ai i gjendjes së rënduar të Belerit për të qëndruar në ambiente të izolimit të paraburgimit.

 

Pas mbërritjes së dosjes në Gjykatën e Posaçme, pritet të hidhet shorti edhe për prokurorin që do të hetojë veprën penale për të cilën kandidati i “Bashkë Fitojëm” akuzohet.

 

Advertisement

Fredi Beleri fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës me një rezultat të ngushtë prej vetëm 19 votash diferencë nga kundërshtari, Jorgo Goro.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy