Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spitali Infektiv drejt boshatisjes; bien shtrimet, pacientët zhvendosen tek ish-kirurgjia e QSUT

Ulja e numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit është reflektuar edhe në hospitalizime.

 

Në strukturën Covid 1 po marrin trajtim 70 pacientë, ndërsa ritmi i shtrimeve po pëson rënie graduale.

 

Advertisement

Mosha aktive dhe e pavaksinuar predominon në shtrimet e ditëve të fundit pohon mjekja  Elida Qyra, ndërsa protokolli i mjekimit vazhdon të mbetet i njëjtë.

 

Spitali infektiv, nga java e ardhme do të zhvendosë pacientët në strukturën Covid 3 apo ish-kirurgjia në QSUT për të filluar punimet për spitalin e ri.

 

Advertisement

Këtë të premte u realizua edhe zhvendosja e bazës materiale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy