Stoltenberg: Shkëndijat e përplasjeve në Kosovë vijnë nga aktorë të huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stoltenberg: Shkëndijat e përplasjeve në Kosovë vijnë nga aktorë të huaj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh se NATO-ja vazhdon të promovojë qëndrueshmëri, siguri dhe bashkëpunim me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë përmes misionit të trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, dhe zyret ndërlidhëse në Sarajevë e Beograd.

Në një intervistë dhënë për “Pobjeda”, Stoltenberg vlerëson se sa i përket intervalit kohor prej të 90-tave e deri më sot, rajoni ka bërë kapërcime të mëdha progresi, ndonëse ka pasur shkëndija përplasjesh në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, ku, sipas tij, kanë gisht aktorë të huaj destabilizues që duan të gërryejnë për së poshtmi progresin e arritur.

Pyetur nëse NATO ka mekanizma parandalues ndaj tensioneve shtesë, përveç KFOR-it dhe bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të BeH-së, Stoltenberg shpjegon se NATO-ja është i vetmi forum trans-atlantik për konsulta dhe vendime mbi të gjitha çështjet që afektojnë sigurinë e përbashkët.

“Të ardhmen e rajonit e shohim në bashkëpunimin dhe integrimit euro-atlantik, për ata që e duan këtë gjë. Ne jemi të përcaktuar të ndihmojnë vendet e rajonit të implementojnë reformat e kërkuara ku përfitojnë qytetarët”, ka thënë shefi i NATO-s.

Advertisement

“Kjo gjë kërkon vendosmëri të njëmendtë dhe progres të njëmendtë në reorma dhe ripajtim. Mali i zi dhe Maqedonia e kanë dëshmuar një gjë të tillë. U bëj thirrje të gjithë liderëve të rajonit të tregojnë vendosmërinë e tyre ndaj reformave dhe ripajtimit mes vete. Kjo është çelësi i stabilitetit anembanë rajonit”, u shpreh Stoltenberg.

Stoltenberg shtoi se ka një dialog të rregullt me ​​presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe liderë të tjerë në rajon.

“Ky vit shënon 15 vjetorin e nënshkrimit të Partneritetit për Paqe me Serbinë. Ne respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë. Serbia, si një komb sovran, ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për ndërtimin e një partneriteti të fortë me Serbinë dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe një partneritet me NATO-n mund të sjellë përfitime reale për Serbinë dhe qytetarët e saj, por edhe për rajonin më të gjerë,” tha ai.

Ai shton se NATO po punon me Serbinë për të reformuar forcat dhe institucionet e saj të sigurisë duke trajnuar oficerët serbë për të marrë pjesë në stërvitjet ndërkombëtare paqeruajtëse.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy