Strasburgu për 21 Janarin/ Ndreca: Gjykata e Lartë duhet të rihapë çështjen, Berisha të trajtohet si çdo qytetar tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strasburgu për 21 Janarin/ Ndreca: Gjykata e Lartë duhet të rihapë çështjen, Berisha të trajtohet si çdo qytetar tjetër

Juristi Plarent Ndreca, në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar zhvillimet e fundit të drejtësisë në vend e jo vetëm, ku ndër të tjera bëhet fjalë për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për “21 Janarin”.

 

Saga juridike për thirrjen e Berishës në SPAK ka prodhuar debat jo vetëm në rafshin politik, por edhe atë juridik. Njoftimi i kësaj të marte drejt Kuvendit të Shqipërisë, çfarë shënon sipas jush?

 

Advertisement

“Njoftimi i sotëm me aq sa unë kam ndjekur nga mediat, sepse nuk jam njohur me aktin konkret, por duket si një njoftim që Gjykata e Posaçme i ka bërë zotit Berisha për t’u njohur me vendimet e saj. Kodi i Procedurave Penale parashikon mënyrat e njoftimit të akteve dhe njoftimet e tyre në qendrat e punës dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Berisha mund të njoftohet edhe në vendin e punës që është Kuvendi i Shqipërisë dhe besoj këtë qëllim ka pasur”, tha ai duke shtuar se masa e sigurisë vendoset nga gjykata përtej opinioneve dhe në këtë rast ajo ka vendosur. “Unë nuk besoj se zoti Berisha duhet të bëjë përjashtim nga qytetarët e tjerë, ai ka të njëjtat të drejta si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, që t’i drejtohet gjykatës më të lartë për të verifikuar kushtetuetshmërinë ose jo të vendimeve të një gjykate më të ulët”, shtoi ai.

 

Lidhur me zvarritjen e procedurave, ka qenë SPAK i papërgatitur apo është kuadri procedurial i paplotë?

 

Advertisement

“Sigurisht që është një rast i posaçëm, pasi vetë personi që është në hetim ka një cilësi të posaçme, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministër, ish-president i vendit. Nga ana tjetër unë me aq sa e kam ndjekur dhe kam arritur të kuptoj, nuk është se ka një zvarritje të procesit gjyqësor apo hetimor nga Gjykata e Posaçme, po ka një një zvarritje të akteve të njoftimit të secilit prej këtyre dy organeve”, deklaroi ai.

 

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburugut për 21 Janarin, në veçanti për Aleks Nikën, a është ky një vendim detyrues, pasi flitet për shtetin shqiptar?

 

Advertisement

“Pushteti gjyqësor është ndarë nga pushtetet e tjera, por nuk është i ndarë nga shteti, pra palë në Strasburg ka qenë shteti shqiptar dhe shteti shqiptar si anëtar i KE ka detyrim të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe në këtë rast është Gjykata besoj e Lartë, ajo e cila ngarkohet referuar këtij vendimi për të riparë procesin apo krijon kushtet për të rihapur procesin”, thekson ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy