Strategjia e stafit të Bashës: Oborri i PD mbushet me makina për të penguar protestuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strategjia e stafit të Bashës: Oborri i PD mbushet me makina për të penguar protestuesit

Frika për përplasja dhe incidente është e madhe sot para selisë së PD. Qëndrimet e forta të dty paleve, akuzat dhe fyerjet në distancë kanë cuar në një polarizim të madh mes vetë demokrateve që janë të ndarë mes Bashës dhe Berishës për drejtimin e partisë.

 

Këmbëngulja e Berishes se demokratet do të hyjnë këtë të shtunë në shtëpine e tyre, solli si pasojë edhe disa lëvizje ditët e fundit në godinen e PD, ku pati nderrim të adesiveve në pamjen ballore të sëlisë blu, por mbi të gjitha ndërrimi I bravave, vendosja e disa dyerve me structure hekuri dhe ristrukturim I pjesës së brendshme të godines.

 

Advertisement

Mirëpo ajo që bëri përshtypje këtë të shtunë paradite, teksa mbështetesit e Berishës po udhëtojnë drejt Tiranës, stafi i Bashës ka bërë një lëvizje që shkon në proporcion me zbutjen sa më shumë të protestes.

 

Oborri i PD është I mbushur I gjithi me makina të parkuara nga përfaqësues të PD, anëtarë të Kryesise, sekretarët e partisë dhe deputete që janë pro Bashës, si një mënyrë për tia bërë “jetën” e vështirë protestuesve, ndonëse parkimi I makinave aty mund të justifikohet me faktin që Basha ka thërritur mbledhjen e Kolegjit të Kryetareve dhe të Kryesise gjatë kësaj të shtune.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy