Tatimet presion ndaj bizneseve: Kërkojnë informacion për çmimet e produkteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tatimet presion ndaj bizneseve: Kërkojnë informacion për çmimet e produkteve

Teksa qeveria është në aksion për të frenuar rritjen e çmimeve, një masë që në fakt nuk është aspak në detyrën e saj, bizneset po ndihen nën presion lidhur me çmimet që aplikojnë në treg.

 

Kjo është një shkresë qe tatimet i kanë dërguar bizneseve kryesisht të mëdha, ku kërkojnë informacion, lidhur me çmimet e shitjes dhe të blerjes së mallrave.

 

Advertisement

Nëse bizneset nuk i përgjigjen tatimet i kujtojnë gjobën. Kërkesa e informacionit është në të drejtën e tatimeve, por nëse kjo kërkesë aplikohet në masë tek bizneset, atëherë ajo është një fushatë, në rastin më të mirë të mbajnë bizneset në presion dhe në rastin më të keq, një gjobvënie.

Kjo është një dorë e zgjatur në ekonomi e qeverisë, e cila ka qenë prej kohësh për tashmë është thelluar më tej. Kjo konsiderohet si një presion ndaj biznesit cilido të lërë hapësira për të veprime korruptive ndaj kjo nuk është forma e duhur për të luftuar abuzivitetin.

Por eksperti Zef Preçi thotë kjo formë kontrolli e tatimeve ngre pikëpyetje të forta lidhur me nismën e fiskalizimit, e cila deklaron në kohë reale çmimet që ofrohen, ndaj do të krijojë një klime negative në ekonomi.

Ndryshe nga tregu i karburanteve, ku bordi i ngritur përcakton çmimet e naftës, në tregun ushqimorë mbetet i pamundur përcaktimi i tyre, për shkak të shumëllojshmërisë së produkteve, ndaj dhe qeveria po përdor tatimet për të ushtruar presion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy