Tatimi i profesioneve të lira/ Ministria e Financave nuk tërhiqet nga nisma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tatimi i profesioneve të lira/ Ministria e Financave nuk tërhiqet nga nisma

Draftligji për të taksuar progresivisht profesionet e lira, mbetet një nga nismat më të kundërshtuara dhe debatuara nga komuniteti i sipërmarrjes.

 

Në thelb, kjo nisëm do të nisë të zbatohet vetëm për një kategori biznesesh, ndërsa të gjithë të tjerët do tatohen në 2030. Pavarësisht kundërshtimeve, Ministria e Financave duket e vendosur, për të aplikuar këtë politikë të re fiskale.

 

Advertisement

“Në vendin tonë operojnë 90 mijë biznesve të vogla dhe rreth 25 mijë të mëdha. Ndërsa tatimpagues në total ku përfshihen dhe individët janë 700 mijë. Ndaj kundërshtimet ndaj kësaj nisme nuk janë të unifikuara por vijnë vetëm nga një kategori e vogël biznesësh, të cilët mbajnë në peshë të vogël në tatim e tatimpguesve që numëron vendi”, shprehet Niko Lera drejtor i politikave fiskale në ministri. 

 

Çdo mjek, noter, kontabilistë, avokat dhe çdo profesion tjetër, që do të specifikohet nga qeveria, që është i vetëpunësuar, do të paguajë në varësi të të ardhurave një tatim prej 15 dhe 23%. Por sa do të jetë kategoria, që do të preket nga ky ligj?

 

Advertisement

Ne i kemi grupuar me emërtimin furnizues shërbimesh të cilët nga të dhënat e dy viteve të fundit janë rreth 12 mijë. Brenda kësaj shifre janë  6500 profesine të lira, që ne kemi propozuar që të taskohem me dy norma tatimi për të ofruar barazinë e munguar, sikundër paguan një i punësuar me pagë.

 

Ministria e Financave këmbëngul që kjo normë tatimi e propozuar, sërish mbetet e ulët.

 

Advertisement

“Në se do t’i referohemi paës së presidentit të republikës që është në majën e piramidës së pagave të administratës, 35 mijë lekë ose 21.3% e pagës së tij i lë në formën e taksave dhe tatimeve. Në 9 vite sipasojë e ndryshimeve ligjore, ku biznesi vogël është përjashtuar nga tatim fitimi dhe tvsh profesionet e lira kanë paguar shtatë herë më parë dhe kjo është pabarazi”, sqaron më tej Lera

 

Projektligji ka mbetur në komisionin e ekonomisë, për diskutim. Eksperienca ka treguar se në vite zgjedhore, qeveritë nuk aplikojnë nisma dhe ligje që rëndojnë më tej barrën fiskale, ndaj ligji do të nisë zbatimin në 1 janar 2024.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy