Të gjithë në Korçë për festa, operatorët: Rezervime të shumta nga ata që jetojnë jashtë Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të gjithë në Korçë për festa, operatorët: Rezervime të shumta nga ata që jetojnë jashtë Shqipërisë

Edhe këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festat e fundvitit.

 

Operatorët turistikë bëjnë të ditur se rezervimet kanë qenë të shumta, madje edhe nga shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

 

Advertisement

Bashkia e Korçës këtë vit ndryshe nga vitet e tjera i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dekorit të festave, jo vetëm në qendër të qytetit, në Pazarin e vjetër, bulevardet kryesore por edhe në lagjet periferike.

 

Kryebashkiaku Sotiraq Filo, thotë se përgjatë gjithë muajit e deri më datën 31 dhjetor është planifikuar një kalendar me aktivitete të shumta.

 

Advertisement

SOTIRAQ FILO

KRYETARI I BASHKISË SË KORÇËS

“Do të kemi një kalendar shumë të ngjeshur me aktivitete, në teatër në disa nga hapësirat publike. Do të jetë një muaj gjatë të cilit Korça do të kthehet në kryeqytetin e  festave të fundvitit për të mirëpritur edhe mijëra vizitorë që zgjedhin Korçën si destinacion të festimeve të këtyre festave”

 

Advertisement

Korça, Voskopoja, Dardha, Boboshtica kanë më shumë se 4200 vende akomodimi, të cilat sipas operatorëve turistike janë të rezervuara, një pjesë e tyre prej disa muajsh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy