
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për një pjesë të të arrestuarve si rezultati i operacionit antidrogë “Tempulli”.
Masa “arrest me burg” u caktua për Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.
Advertisement
Të arrestuarit janë pjesë e operacionit mbarëkombëtar antidrogë, ku u vunë në pranga të gjithë të dyshuarit për shit-blerje lëndësh narkotike.