Tensionet në Kuvend, presidenti Begaj pritet të japë mesazh për klasën politike, opozita: Do bllokojmë seancen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në Kuvend, presidenti Begaj pritet të japë mesazh për klasën politike, opozita: Do bllokojmë seancen

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka vendosur për herë të parë të shkojë në Parlament për të përcjellë një mesazh për të gjithë klasën politike.

Burime pranë Presidencës bëjnë me dije se kreu i shtetit ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Parlamentit për këtë vit, ndryshe nga tradita e vendosur deri tani kur i përcillte Kuvendit vetëm një mesazh të shkruar.

Por pavarësisht pranisë se kreut të shtetit në seancë, deputetët e opozitës nuk do të ndryshojnë planin e tyre për bllokimin e seancës dhe nuk do të lejojnë Presidentin e Republikës të përcjellë mesazhin e tij.

Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi në një reagim publik sqaroi se beteja e opozitës do të vazhdojë në këtë seancë dhe në çdo seancë tjetër deri në plotësimin e kërkesave të deputetëve demokratë.

Advertisement

“Presidenti Begaj ka të gjitha mundesitë për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos përdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë.”, tha Bardhi.

Në këtë situatë pritet që edhe kjo mbledhje e Parlamentit të jetë si të gjitha mbledhjet e javëve të fundit, pa diskutime dhe debate, ndërkohë që mazhoranca do të votojë ndryshimet në qeveri dhe emërimin e ministrave te rinj; Blendi Gonxhen në postin e ministrit për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin dhe  Adea Pirdenin si ministre për Administratën dhe Anti-korrupsionin.

Prej 3 muajsh opozita ka tentuar të bllokojë çdo mbledhje të komisioneve apo seancës plenare duke këmbëngulur për miratimin e kërkesave të saj që lidhen me ngritjen e komisioneve hetimore dhe përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy