Tensionet në veri, Rusia: Kosova kërkon të kontrollojë gjithë territorin e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri, Rusia: Kosova kërkon të kontrollojë gjithë territorin e saj

Rusia reagon për herë të parë për tensionet në veri të Kosovës, që shpërthyen pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Natyrisht mesazhi ishte në mbështetje të Serbisë, megjithatë nuk kanë munguar as kritikat për Bashkimin Europian. Ministria e Jashtme ruse thekson me anë të një deklarate zyrtare se situata po përkeqësohet dhe shton se “Kosova dëshiron ta shtrijë kontrollin në të gjithë territorin e saj, përmes aparatit shtypës të shtetit”.

“Është e qartë se ngjarjet po zhvillohen sipas skenarit, nga keq në më keq”, u shpreh zëdhënësja, Maria Zakharova.

Ajo kritikoi BE-në duke nënvizuar se nuk po qorton sa duhet Prishtinën, teksa shtoi se KFOR-i dhe EULEX-i duhet të garantojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Sipas zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, diçka e tillë arrihet përmes formimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy