Tensionet në veri të Kosovës/ Peleshi: Kjo çështje zgjidhet me dialog

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri të Kosovës/ Peleshi: Kjo çështje zgjidhet me dialog

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për situatën në veri të Kosovës, pas të tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet shtetërore.

 

Peleshi u shpreh se kjo çështje duhet zgjidhur me dialog mes dy palëve.

 

Advertisement

Sipas Peleshit, Kosova është në të drejtën e saj të kërkojë reciprocitetin e targave pasi është një vend i pavarur ndërsa shtoi se Serbia ka axhendë të ndryshme nga pjesa tjetër e rajonit.

 

Komenti im është ai që qeveria shqiptare e ka bërë dhe publikisht, ne jemi për zgjidhjen me dialog. Natyrisht Kosova është në të drejtën e vet të kërkojë reciprocitetin, Kosova është një vend shtet i pavarur, vetëm rruga e dialogut, dialogu është rruga që do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike.

 

Advertisement

Ne jemi 3 nga 6 vendet që gjysmën e rrugës e kemi kryer, jemi anëtare të NATO por jemi ende në procesin e integrimit të BE. Është aspiratë e të 6-ve. Serbia e ka axhendën të ndryshme nga ne përsa i përket anëtarësimit të NATO por gjithë vendet e tjera rrugën drejt NATOS e kanë destinacion. Kemi disa vite që dialogu që është një proces që po ndodh dhe nuk është një apel që i përket së ardhmes. Po ndodh, është mirë që gjithë arritjet të mbahen e ndërtohen mbi to, tha Peleshi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy