Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: Të vazhdohet me dialogun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: Të vazhdohet me dialogun

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka komentuar nga Prishtina situatën e tensionuar në Veri të Kosovës. Leyen theksoi se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt bashkëpunimit.

“Së pari, çështjet që po i shohim aktualisht në kufi. Më reflektoni të flasim rreth kësaj fillimisht. Ndërkohë që ne jemi këtu, në Bruksel po zhvillohet takimi mes negociatorëve. Negociatorët shpresoj që kanë mandat të fuqishëm për të negociuar.

Jam thellësisht e bindur që duhet të shtensionohet situata dhe të vazhdohet me dialog. Unë vij nga një vend dhe nga BE-ja që e di se çfarë nënkupton kjo”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo është shprehur se e kupton padurimin e qytetarëve të Kosovës për tu integruar në BE.

Advertisement

“E di që ka padurim për të ecur përpara. Ta marrim këtë dhe ta vendosim në një konstrukt të punës për të ardhmën e rajonit. Përvoja ime është që nëse ndryshoni në mënyrë efektive, ju i afroheni ëndrrave. Jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit”, tha Leyen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy