Tirana, kampione në basketboll/ Veliaj përgëzon sportistët për trofeun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana, kampione në basketboll/ Veliaj përgëzon sportistët për trofeun

Tirana ishte ekipi fitues i Kupës së Federatës së Basketbollit për Meshkuj 2021. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh krenar për këtë sukses dhe u ka uruar atyre fitore edhe në sfidat e tjera.

 

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme sot që pres kampionët e Tiranës në basketboll. E filluam me kupën e Federatës dhe mezi pres që të jetë vetëm e para në shumë kupa dhe shumë arritje.”

 

Advertisement

Kryebashkiaku vërejti se suksesi lidhet edhe me angazhimin qytetar të sportistëve.

 

“Është jo vetëm ekipi më i mirë i Shqipërisë, por edhe ekipi me çunat më të mirë, se nuk mjafton vetëm të jesh sportist, ose artist i mirë, por duhet mbi të gjitha të jesh qytetar i mirë. Këta çuna janë fillimisht qytetarë të mirë e pastaj sjellin dhe kupat.”

 

Advertisement

Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të rikthejë Kupën e Federatës në sezonin 2021-2022. Ky turne nuk zhvillohej në vendin tonë prej pesë vitesh.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy