Tiranë, arrestohen 13 shoferë/ U kapën të dehur në timon. Në një javë pezullohen 78 leje drejtimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tiranë, arrestohen 13 shoferë/ U kapën të dehur në timon. Në një javë pezullohen 78 leje drejtimi

13 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht pasi janë kapur nga policia rrugore të dehur në timon ose pa leje drejtimi.

 

Gjatë aksioneve të zhvilluara këtë javë, u pezulluan 78 leje drejtimi për konsumim alkooli, tejkalim të normave të shpejtësisë si dhe për shkelje të tjera të kodit rrugor.

 

Advertisement

Policia nënvizon se këtë javë i është kushtuar vëmendje edhe respektimit të tabelës ‘stop’. Por ka rezultuar se shumë drejtues mjetesh nuk e zbatojnë atë.

 

Në këto kushte, në këtë shkelje janë vendosur 109 gjoba.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy