Titulli “Doctor Honoris Causa”/ Ministrja Kushi përgëzon Mike Pompeo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Titulli “Doctor Honoris Causa”/ Ministrja Kushi përgëzon Mike Pompeo

Evis Kushi ka përgëzuar ish-Sekretarin Amerikan të shtetit për titullin “Doctor Honoris Causa” që iu dha nga Universiteti i Tiranës.

 

Titurlli u akordua nga Universiteti i Tiranës Për Mike Pompeo në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë.

Advertisement

 

“Universiteti i Tiranës nderon me titullin e lartë ‘Doctor Honoris Causa’ ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo, për kontributin e çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe themelimin e bashkëpunimit strategjik midis ShBA dhe RSH në fushën e sigurisë, promovimin e vlerave demokratike si dhe në mbrojtjen e lirisë akademike,”– shkruan ministrja Kushi.

 

Z. Pompeo është politikan dhe diplomat amerikan dhe ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, si dhe Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy