“Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro/ Pas Lulzim Bashës, prokurorët belgë pyesin të tjerë persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro/ Pas Lulzim Bashës, prokurorët belgë pyesin të tjerë persona

Tre ditë zgjatën hetimet e prokurorëve belg në Shqipëri për çështjen “Toyota Yaris”.

 

Pas kreut demokrat Lulzim Basha, i cili dëshmoi mbrëmjen e të enjtes për rreth dy orë në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion mësohet se të tjerë persona u morën në pyetje.

 

Advertisement

Sipas burimeve, mbi 20 dëshmi u siguruan nga ana e hetuesve belg. Miq dhe të afërt; të të gjithë akuzuarve për këtë dosje u pyetën për transferimin e 3.4 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit. Ata u thirrën në cilësinë e personave që mund të kenë pasur dijeni e më pas u lanë të lirë.

 

Nga ana tjetër autoritetet belge zhvilluan gjatë paradites së kësaj të premteje dhe një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Takim ku kërkuan që t’u sigurohej i gjithë dokumentacioni i nevojshëm me qëllim vijimin e hetimeve dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Advertisement

Paratë u zbuluan në qershor te viti 2018 pas një deklarate të bërë në foltoren e kuvendit nga Lulzim Basha i cili tha se nje sasi e madhe parash te rrjedhura nga krimi do te mberrinin ne Shqiperi nga Belgjika dhe se kjo ngjarje kishte lidhje me deputetin socialist Taulant Balla.

 

Shuma e madhe e eurove u sekuestrua në portin e Durrësit pak ditë më pas ndërsa u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladi, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë.

 

Advertisement

Nga të gjithë këta, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës vetëm Elvis Vladi, dënim që u konvertua në një vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai u akuzua për mosdeklarim të hollash në kufi.

 

Ndonëse cështja konsiderohet e mbyllur në Shqipëri, në belgjikë hetimet vijojnë. Prokurorët e huaj kërkuan të dinin se kush ja dha informacionin e saktë Lulzim Bashës dhe, përse ai e bëri publik atë në parlament, duke rrezikuar edhe aksionin e policisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy