Trafikimi i qenieve njerëzore/ Smith: Të forcohet sundimi i ligjit, SHBA aleat në mbrojtjen e viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafikimi i qenieve njerëzore/ Smith: Të forcohet sundimi i ligjit, SHBA aleat në mbrojtjen e viktimave

Zv.ambasadori i SHBA Demian Smith ishte sot i pranishëm në konferencën e organizuar nga OSBE në Shqipëri për prezantimin e projektit të financuar nga Uashingtoni për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin dhe qenieve njerëzore.

 

Në fjalën e tij, Smith u shpreh se është e nevojshme që të forcohet sundimi i ligjit, ndërsa shton më tej se shteti duhet të mbrojë viktimat e trafikimit.

 

Advertisement

Sipas tij, SHBA është aleat në luftën kundër trafikimit të njerëzve.

 

“Këtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt që të identifkohen dhe të ndiqen penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Shqipëria ka përparuar, jemi të vendosur të luftojmë trafikimin. Të forcohohet sundimi mbi ligjin, të mbrohen viktimat e trafikimit. SHBA aleate në luftën kundër trafikimit të njerëzve ”, tha ndër të tjera Demian Smith.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy