Trajnimi kombëtar i mësuesve, Guga tregon si do të funksionojë: Mësuesit do të trajnohen me metoda bashkëkohore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajnimi kombëtar i mësuesve, Guga tregon si do të funksionojë: Mësuesit do të trajnohen me metoda bashkëkohore

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga foli lidhur me sfidat e këtij sektori në një lidhje direkte me gazetarin Aleksandër Furxhi, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus.

Kryeministri Edi Rama lancoi këtë të martë planin kombëtar të trajnimit të mësueve, si një hap për ruajtjen e kapitalit njerëzor. Si do të funksionojë dhe kur do të nis trajnimi i 4 mijë mësuesve të parë?

“Sigurisht gjithë lancimi që sot MASR bëri për këtë plan kombëtar të trajnimit të mësuesve tregon për përfshirjen e MASR në një proces reformimi të sistemit arsimor, procesi i cili ka si synim pikërisht përmirësimin e cilësisë në arsim përmirësimin e procesit të mësimdhënies e mësimnxënënies, në mënyrë që ne të kemi rezultate sa më të larta për nxënësit tanë. Sot u lancua ky program kombëtar i zhvillimit profesional të mësuesve që do të prekë 4 mijë mesuesit e parë në sistem dhe i gjithë trajnimi do të fokusohet mbi mësuesit e arsimit fillor, mësuesit e shkencave dhe mësuesit e informacionit dhe njohurive digjitale. Të gjitha këtyre nevojave të kohës sistemi arsimor duhe t’iu përgjigjet për të paraprirë dhe për të projektuar të gjitha rezultatet që zhvillimet e vrullshme të kohës dhe zhvillimet digjitale kërkojnë”, tha ajo.

Po kur dhe si do të gjejë zbatim ky plan kombëtar?

Advertisement

“Agjencia e sigurimit të cilësisë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në varësi të MASR kanë hartuar një program të posaccëm të detajuar të mënyrës se si do të trajnohen mësuesit. Trajnimi do të fillojë në muajin mars”, theksoi ajo duke nënvizuar se trajnimi do të mbështetet nga mësuesit dhe pedagogët.

Si do të zhvillohet? Do të vijnë mësuesit në Tiranë, në fundjavë apo do të zhvillohet virtualisht?

“Mësuesit fillimisht do të kenë një trajnim fizik me module të caktuara, të mirëmenduara të menduara nga agjencia e sigurimit të cilësisë në bashkëpunim me partnerët që do të jenë nga universitetet publike të Tiranës por edhe të universiteteve të tjera në rajon. Do të ketë një kombinim edhe të trajnerëve të parë që do të trajnohen këtu në Tiranë edhe pastaj në kaskadë do të kalohet edhe në rajonet e tjera, ku kemi drejtoritë rajonale me një numër të caktuar të mësuesve të cilët do të vazhdojnë punën për trajnimin e mësuesve të tjerë hap pas hapi”, shtoi ajo./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy