Transportoi 100 kg kokainë nga Ekuadori në Itali, arrestohet në Shëngjin 39-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transportoi 100 kg kokainë nga Ekuadori në Itali, arrestohet në Shëngjin 39-vjeçari

Arrestohet në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Ardian Sufaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike.

 

39 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.

 

Advertisement

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, shtetasi Ardian Sufaj., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

 

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe  39-vjecarit  me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy