Transportonin kanabis me ‘Audi’/ Policia kap 25-vjeçarin në Fier, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transportonin kanabis me ‘Audi’/ Policia kap 25-vjeçarin në Fier, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Fierit në bashkëpunim me forcat ‘Shqiponja’ kanë arrestuar një person e shpallur në kërkim një tjetër, si dhe janë sekuestruar 85 kilogramë kanabis.

 

 

Gjatë operacionit “Hamil” u arrestua shtetasi Armando Tërnova dhe u shpall në kërkim shtetasi Nehat Rizvani.

Advertisement

 

 

Operacioni është zhvilluar në fshatin Hamil, të dy personat kur kanë konstatuar që po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar me vrap.

 

Advertisement

Gjatë ndjekjes është kapur vetëm njëri prej tyre.

 

Njoftimi: 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”.

Advertisement

Sekuestrohen 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Hamil”.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, 2 shtetasit që po transportonin lëndën narkotike, me një automjet tip “Audi Q7”, pasi kanë parë që po ndiqeshin nga shërbimet e Policisë, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, në fshatin Hamil, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej tyre, shtetasit A. T., 25 vjeç, banues në Fier.

Advertisement

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi N. R., u gjetën dhe u sekuestruan 3 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 85 kg.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. R., 31 vjeç, banues në Hamil, i cili drejtonte automjetin në të cilin u gjet lënda narkotike. Punohet për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy